6 gjëra fantastike të cilat i kanë shpikur femrat
Është një numër i madh i shpikjeve të cilat janë vepra të grave gjeniale, por për to dimë shumë pak. Ju sjellim gjashtë shembuj.
FSHIRËSET NË VETURA
Mary Anderson’it në vitin 1903 i është kujtuar se si fshirëset në veturë do të ishin shumë të dobishme. Një shufër me shtojcën e gomës të ngjitur për xham të veturës e patentoi pas një viti. Edhe pse ideja e saj hyri në prodhim serik pas disa dekadave, sot nuk mund të paramendojmë vozitjen pa shpikjen e saj të thjeshtë por shumë të rëndësishëm.
MONOPOLI
Elizabeth Magie është përgjegjëse për një prej lojërave shoqërore më të popullarizuara të gjitha kohërave. Kjo lojë në origjinale është quajtur “The Landlord’s Game” dhe është shpikur dhe patentuar në vitin 1903. Edhe pse qëllimi i sotëm është argëtim i mirë me familje dhe miq, kjo dizajnere e ka menduar atë në mënyrë që të demonstrojë efektin tragjik të cilin e sjellë lakmia dhe grykësia.
NGROHJA SOLARE
Hungarezja dr. Maria Telkes është përgjegjëse për sistem të parë të ngrohjes me energji solare. Në vitin 1925 u zhvendos në SHBA dhe u punësua në një projekt i cili merrej ekskluzivisht me këtë problematikë. Në vitin 1940 e zhvilloi sistemin e parë të ngrohjes së shtëpive, ndërsa në realizimin e projektit i kishte ndihmuar edhe një grua e suksesshme – arkitektja Eleanor Raymond.
BIRRA
Edhe pse me siguri nuk mund të pohojmë se kush në të vërtet e prodhoi i pari birrën, të dhënat deri te të cilat arritën historianët nëpër hulumtimet e tyre flasin se ajo ka qenë grua, në të vërtetë gratë. Para 7.000 viteve në Mesopotami gratë kanë qenë të përgjegjëse për prodhimin e birrës. Kjo ishte mjeshtëria të cilën e kanë ditur vetëm gratë. Birra në atë kohë është konsideruar si dhuratë e Zotit, dhe duke gjykuar nga popullariteti i saj sot, ka mbetur një prej pijeve më të popullarizuara të të gjitha kohërave, dhe e gjithë kjo duke falënderuar duarve të arta të grave.
SHKALLËT KUNDËRZJARR
Shkallët kundërzjarr në pjesën e jashtme të ndërtesës, të cilat do të shërbenin për evakuim në rast të rrezikut nga zjarri, në vitin 1897 i ka shpikur Anna Connlly. Idenë e saj e ka pranuar një numër i madh i arkitektëve, dhe kjo ide është aktuale edhe sot e kësaj dite.
XHAKETA PANCIR
Besoni apo jo, xhaketa mbrojtëse balistike, e njohur si pancir, e ka shpikur gruaja. Emri i saj është Stephanie Kwolek, ndërsa hulumtim të cilin e ka kryer ka rezultuar me shpikjen e pancirit, më saktësisht materialit i cili përdoret në prodhimin e tyre. Shpikjen e ka patentuar në vitin 1966. Por ky nuk ishte shpikja e saj i vetme. Në karrierën e saj të begatshme 40 vjeçare, kjo shpikëse ka patentuar më shumë se 40 shpikje të ndryshme prandaj është vendosur në “Inventors Hall of Fame”.