Receta kineze që iu jep shkëlqim flokëve

Receta kineze që iu jep shkëlqim flokëve

Gratë kineze janë të popullarizuara për lëkurën e tyre të pastër dhe flokët më plot shkëlqim.

Sekreti i tyre për flokë kaq të gjata e të shndritshme vjen nga një fshat në Kinë i quajtur Huangluo, që ndryshe njihet si fshati i flokëve të gjata.

Pjesa dërrmuese e grave në këtë fshatë kanë flokë të gjata më shumë se një metër e gjysmë.

Pasi që flokët e gjata për to simbolizojnë jetëgjatësinë, shëndetin dhe fatin e mirë, në të kaluarën ka qenë e ndaluar që dikush jashtë familjes të shihte flokun e gruas.

Dhe kjo recetë e famshme dhe magjike ka të bëjë me një filxhan oriz i cili pastrohet më pas vendoset në një tas me ujë dhe përzihet orizi për 15 minuta, pastaj duhet mbyllur ena në mënyrë hermetike dhe të lihet në temperaturën e dhomës për dy ditë deri sa të fillojë të fermentohet.

Pasi të fermentohet duhet të vlohet dhe të lihet të ftohet në mënyrë që të jetë i gatshëm për shpëlarjen e flokëve.

Shpërndaje në: