Ky është produkti kozmetik që nuk duhet të përdorni për fytyrën tuaj gjatë natës

Ky është produkti kozmetik që nuk duhet të përdorni për fytyrën tuaj gjatë natës

Është shumë e sigurtë të themi se po jetojmë në epokën e hidratimit. Kudo që shkojmë dëgjojmë dhe shohim shumë produkte fytyre dhe sidomos hidratimi. Kremra për zhdukjen e akneve, për një fytyrë më të bardhë, të njëtrajtshme etj etj.

Është e vërtetë se sa më shumë të jemi të hidratuar, aq më mirë – por nëse e teprojmë me produktet kozmetike sidomos gjatë natës, dermatologët thonë se nuk është koha më e mirë për të akumuluar tërë kremrat hidratuese në lëkurën tuaj. E vërteta është se, ka lloje të caktuara të kremrave duke përfshirë edhe kremrat e natës – që nuk janë 100% opsionale të përdoren para gjumit, gjë që mund të jenë edhe një humbje totale e parave dhe kohës tuaj.

“Çdo hidratues që përshkruhet për një pjesë të caktuar të trupit, dmth krem për sy, qafë, kraharor” – nuk ka përbërës specifik që mund të përcaktojnë ndonjë pjesë të trupit të dhënë – thekson Dr. Fayne Frey, dermatolog. Në shumicën e rasteve, pothuajse 80-90% të gjithë hidratuesit krijohen me një formulë të ngjashme të recetave dhe nuk ia vlen të blini me kosto jo efektive dhe shumë të lartë hidratues që vijnë në paketime të vogla e të etiketuar për pjesë të ndryshme të trupit.

Shpërndaje në: