Shtatë shkaqet e pazakonta që fshihen pas rrathëve të errët të syve
Mungesa e gjumit apo lodhja nuk janë shkaktarët e vërtetë të rrathëve të zinj nën sy, për të mos thënë këto janë të fundit ! Të gjithëve na ndodh të privohemi nga orët e plota të gjumit apo të ndihemi të stresuar, por rrathët nën sy nuk formohen brenda një nate. Më poshtë do të listojnë shtatë arsyet e vërteta që fshiehn pas këtyre qeskave që i japin pamjes suaj një çehre të lodhur.
- Është gjenetike
Disa njerëz janë më të prirur t’u shfaqen këto rrathë të errët nën sy, sepse kjo gjendje është gjenetike dhe trashëgohet nga prindërit !
2.Ekzema mund të jetë një arsye
Ndonëse ekzema në vetvete nuk mund të çojë në formimin e rrathëve të errët, fërkimi i vazhdueshëm dhe kruajtja me siguri që munden. “Fërkimi i tepërt mund të çojë në ënjtje, inflamacion dhe acarimin e lëkurës.
- Alergjitë
Alergjitë shpesh shkaktojnë zgjerim të enëve të gjakut e duke qenë se lëkura në zonën e syve është pjesa më e hollë e trupit tuaj , mund të formohen rrathë të errët nën sy duke ju zbehur shikimin.
- Struktura e kockave të fytyrës është për t’u fajësuar.
Çuditërisht, rrathët e errët nën sy ndonjëherë nuk kanë të bëjnë aspak me lëkurën tuaj – thjesht mund të jetë mënyra e formimit të fytyrës suaj. “Kur njerëzit i kanë të vendosur gjendrat e lotit thellë në kockat e fytyrës, kjo krijon hije të zeza në lëkurë, ndonëse kjo e fundit mund të jetë e bardhë apo venat të mos jenë blu e fortë.
- Venat nën lëkurë
Nëse kjo zonë duket se merr reflekse të blusë, ndodh për shkak të venave që janë tejet në sipërfaqe e lëkura është shumë e hollë.
- Nuk përdoni krem mbrojtës
Kremi mbrojtës me spf të paktën 30 mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe problemet e tjera si njollat apo shenjat. Në një hark kohor prej disa vitesh, ndodh që lëkura të dëmtohet pa e kuptuar ju, nëse nuk kujdeseni në mënyrën e duhur për lëkurën tuaj. /Living