Nëse ngelni shtatzanë në dimër, më i lartë rreziku i diabetit gestational

Nëse ngelni shtatzanë në dimër, më i lartë rreziku i diabetit gestational

Kur konceptimi i fëmijës ndodh në dimër, rritet rreziku i zhvillimit të diabetit gestational gjatë shtatzënisë. Kështu rezultoi nga një studim i kryer nga Universiteti i Adelaide, Australi, ku një grup i studiuesve analizuan variacionin sezonal në incidencën e diabetit gestational, duke verifikuar të dhënat e mbi 60 mijë lindjeve mes viteve 2007 dhe 2011.

Më shumë rrezik për diabetin gestational me të ftohtin

Sipas studimit australian edhe koha e ngjizjes mund të ndikojë në gjasat e zhvillimit të diabetit gestational, shanset ishin 6.6% për gratë që të mbeteshin shtatzanë në dimër, në krahasim me 5.4% në qoftë se konceptimi ndodh në verë.

Një mënyrë jetese sedentare dhe zakone jo shumë të shëndetshme të ushqyerjes janë faktorët e rrezikut për diabetin gestational dhe kjo mund të shpjegojë rritjen e rasteve të sëmundjes nëse konceptimi ndodh në dimër, kur përgjithësisht tentojmë që të kemi dietë me më shumë kalori dhe të lëvizim më pak.

Vazhdimisht në rritje rastet e diabetit gestational

Për shkak të rritjes së përgjithshme të mbipeshës dhe obezitetit në popullsi, incidenca e diabetit të gestacionit rritet në mbarë botën. Fillimi i kësaj sëmundjeje rrit rrezikun e lindjes së parakohshme dhe të lindjes së një fëmije me peshë lindjeje shumë të lartë; për më tepër ka më shumë gjasa që fëmija të zhvillojë diabetin e tipit 2 gjatë jetës. Kjo është arsyeja pse është e domosdoshme të ruhet një dietë e shëndetshme dhe një mënyrë jetese e shëndetshme jo vetëm gjatë shtatzënisë, por edhe përpara konceptimit.

Shpërndaje në: