A t’i lëmë fëmijët të qajnë natën? Pse?
Zgjimi i fëmijëve nuk duhet të injorohet. Studiuesit në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë sugjerojnë se ngushëllimi i foshnjës kur ai qan me kalimin e kohës ndihmon në zvogëlimin e frekuencës së zgjimit të natës.
Tre muajt e parë të jetës janë themelore
Në kundërshtim me atë që mendohej, se t’i lësh fëmijët të qajnë i mëson ata të qetësohen vetë, ngushëllimi i tyre mund të zvogëlojë këtë fenomen.
Sa për fëmijët të cilët kishin kaluar tashmë tre muajt e parë të jetës, aftësia e tyre për të fjetur e për të mos u zgjuar natën nuk varej nga sjellja e prindërve kur ata zgjoheshin.
Tre rregulla për gjumin e ëmbël
Sipas studiuesve, tre rregullat e arta për gjumë të qetë të fëmijëve në vitin e parë të jetës janë: vëreni të flejë gjithmonë në të njëjtën dhomë, respektoni oraret e gjumit mos i jepni të pijë menjëherë para gjumit./PërNënat