Mosfunksionimi i ereksionit mund të sjellë një problem fatal për jetën
Mosfunksionimi i ereksionit ndikon gjithnjë e më shumë meshkuj, madje edhe shumë të rinj. Ky çrregullim i veçantë është një tregues shumë i rëndësishëm për shëndetin e tyre. Ne nuk duhet të nënvlerësojmë pasojat, të cilat gjithashtu mund të jenë shumë serioze. Një ndër to: rreziku i vuajtjes së një sulmi në zemër.
Jo vetëm seksi
Lidhja midis mosfunksionimit të ereksionit dhe sulmit në zemër është theksuar nga një studim dhjetë vjeçar i kryer në Universitetin e Padovës. Sipas ekspertëve problemi i erkesionit nuk duhet të mbyllet vetëm në fushën seksuale. Siç thekson hulumtimi, në fakt, ky çrregullim ndihmon në parashikimin e problemeve shumë të rënda të zemrës. Prandaj, monitorimi i situatës na ndihmon për të rritur shanset tona për të jetuar më gjatë dhe për të parandaluar një atak në zemër.
Parandalimi!
Parandalimi duhet të luftojë dhe të shkatërrojë ndjenjën e turpit që i largon njerëzit nga studimet mjekësore. Është thelbësore të flitet për problemet seksuale, madje edhe me mjekun e përgjithshëm tuajin, për të siguruar kujdesin në kohë dhe në shënjestër.
A e dini se?
Parandalimi është arma më e mirë për të siguruar një jetë të shëndetshme. Pra, kini kujdes të mos nënvlerësoni sinjalet që trupi dërgon.