Fëmijët dhe temperamenti i tyre, kush është më rebel: i pari apo i dyti?

Fëmijët dhe temperamenti i tyre, kush është më rebel: i pari apo i dyti?

Ka një ndryshim të madh mes fëmijëve të parë dhe fëmijëve të dytë dhe këtë e pohon edhe një studim shkencor që është bërë kohët e fundit nga MIT Sloan school management në Boston.

Ku qëndron ndryshimi? Ekspertët kanë vëzhguar sjelljet e rreth 2 milion fëmijëve, vëllezër dhe motra dhe sipas tyre fëmijët e dyte kanë sjellje më tepër rebele krahasuar me femijet e mëdhenj. Në studim gjithashtu janë marrë edhe mosha e prindërve, gjendja sociale, distanca mes shtatzanive, problemet që familja mund të kishte me drejtësinë si edhe ecurira apo problemet që kanë pasur në shkollë. Gjithashtu ekspertët kanë treguar se nëse fëmijët e dytë janë meshkuj dhe nuk kanë ecuri të mirë në mësime, nuk e preferojnë shkollën, janë më tepër të prirur drejt sjelljeve kriminale apo problemeve me drejtësinë. Fëmijët e dytë në përgjithësi kanë rreth 20-40% mundësi për të pasur sjellje problematike krahasuar me femijët e parë.

Përse ndodh kështu? Sipas studiuesve kjo gjë kishte si shkak vëmendjen që prindërit do t’i kushtonin, pasi nëna dhe babai në përgjithësi do të jenë më tepër tolerant ndaj fëmijëve të dytë duke qënë se kanë fituar disi eksperiencë nga fëmijët e parë. Kjo bën që fëmijët e dytë dhe më tepër meshkujt, të përfitojnë. Më herët kemi lexuar edhe studime të tjera që tregojnë se në përgjithësi fëmijët e parë kanë aftësi më të mëdha inteligjente si edhe do të kenë një qëndrueshmëri më të madhe ekonomike në të ardhmen./PËR NËNAT

Shpërndaje në: