Google liston 10 gjërat më të kërkuara për vitin 2018
Google ka publikuar një listë me gjërat më të kërkuara për vitin 2018, përfshirë këtu filmat më të suksesshëm, VIP-at më të njohur, ngjarjet më të bujshme etj. Sigurisht që lista vlen vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithëse me zhvillimet e ditëve të sotme, s’mund të themi që s’janë tregues edhe për Europën dhe jo vetëm, shkruan Variety.
Sigurisht që Kupa e Botës nga FIFA – Rusi 2018 do të ishte padyshim ngjarja më e kërkuar për vitin 2018, e ndjekur nga uragani Florence që goditi qytetin bregdetar të Wilmington-it në Karolinën e Veriut, për t’u përhapur më pas në të tjera zona.
Vdekja e reperit Mac Miller si pasojë e toksicitetit të përzierjes së fentanilit (ilaç kundër dhimbjes që përdoret zakonisht për anestezi), kokainës dhe alkoolit, ishte një tjetër ngjarje e bujshme, e cila renditet në vendin e tretë.
Në vijim gjeni listat e plota. Lista finale: 1. World Cup 2. Uragani Florence 3.Mac Miller 4. Kate Spade 5. Anthony Bourdai 6. Black Panther 7. Mega Millions Results 8. Stan Lee 9. Demi Lovato 10. Zgjedhjet elektorale.
Filmat: 1. Black Panther 2. Incredibles 2 3. Deadpool 2 4. Avengers: Infinity War 5. A Quiet Place.
Aktorët: 1. Logan Paul 2. Bill Cosby 3. Sylvester Stallone 4. Pete Davidson 5. Michael B. Jordan. Njerëzit: 1. Demi Lovato 2. Meghan Markle 3. Brett Kavanaugh 4. Logan Paul 5. Khloe Kardashian. Vdekjet: 1. Mac Miller 2. Kate Spade 3. Anthony Bourdain 4. Stan Lee 5. Aretha Franklin
Muzika: 1. Demi Lovato 2. Eminem 3. Ariana Grande 4. Rick Ross 5. Cardi B Këngët: 1. Bohemian Rhapsody 2. This Is America 3. Baby Shark 4. God’s Plan 5. Killshot.
Dasmat: 1. Dasma mbretërore [Prince Harry dhe Meghan Markle] 2. Dasma e Priyanka Chopra-s me Nick Jonas 3. Dasma e princeshës Eugenie-s me Jack Brooksbank 4. Dasma e Kat Von D me Rafael Reyes 5. Dasma e Deepika Padukone me Ranveer Singh.