Mbërrin lajmi i madh, ja surpriza për përdoruesit e Facebook
Shkencëtarët për një kohë të gjatë e kanë ditur se njerëzit që kanë rrjete më të forta sociale dhe marrëdhënie, po ashtu jetojnë më gjatë. Studimi i ri e tregon se e njëjta është e vërtetë edhe për botën online./BW
Hulumtuesit theksojnë se studimi e ka vlerësuar vetëm lidhshmërinë në mes të përdorimit të “Facebook” dhe jetëgjatësisë. Si të tilla, thonë ata, nuk dihet se cila e shkakton cilën, por dihet se njerëzit të cilët e përdorin “Facebook-un” kanë tendencë për të jetuar më gjatë se ata që nuk e përdorin.
Studimi ka përfshirë 12 milionë përdorues të “Facebook” dhe është udhëhequr nga Universiteti i Kalifornisë në partneritet me “Yale” dhe “Facebook”.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/