Fëmijëve që e përdorin shumë telefonin u zvogëlohet inteligjenca, kujtesa dhe struktura e trurit

Fëmijëve që e përdorin shumë telefonin u zvogëlohet inteligjenca, kujtesa dhe struktura e trurit

Fëmijët që i përdorin pajisjet elektronike për shtatë orë ose më shumë gjatë ditës janë duke shfaqur shenja që lëvorja e trurit është duke iu holluar.

Zbulimet tregojnë se fëmijët janë të rrezikuar të kenë funksion më të dobët të kujtesës, aftësi më të dobëta kognitive dhe të perceptimit, etj.

Ky studim amerikan, i cili ende është duke vazhduar dhe ka një fond prej 300 milionë dollarëve, financohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, ndërkaq po i tregon efektet që teknologjia i ka te fëmijët.

Këto zbulime të hershme shkencëtarët i kanë bërë duke ua skanuar trurin 4,500 fëmijëve.

Shkencëtarët janë në proces t’i analizojnë më shumë se 11,000 fëmijë përgjatë kësaj dekade, ndërkaq qëllimi kryesor i këtij studimi është të shihet ndikimi i teknologjisë në zhvillimin emocional dhe shëndetin mendor të fëmijëve.

Hulumtuesit gjithashtu kanë treguar se fëmijët që i shpenzojnë më shumë se dy orë para pajisjeve elektronike marrin më pak pikë në teste të mendimit dhe gjuhës.

Lëvorja e trurit është shtresa e jashtme e indeve neurale që i përpunon informacionet nga bota fizike. Kjo lëvore është kritike për funksionet kognitive, si perceptimi, gjuha, memoria dhe vetëdija, por hollohet me moshën. /Telegrafi/

Shpërndaje në: