LinkedIn lançon Salary, mjeti për grafikun e të ardhurave

LinkedIn lançon Salary, mjeti për grafikun e të ardhurave

Sipas TechSot.al , LinkedIn po bën revolucion në krijimin e një harte dixhitale të fuqisë punëtore në mbarë globin. Këtu përfshihet dhe krijimi i një profili për çdo person/punonjës si dhe krijimin e një profili për çdo biznes, si dhe krijimi i një prezantimi dixhital per çdo pozicion të mundshëm punësimi duke përfshirë aftësitë e nevojshme për atë pozicion.

Salary është funksioni më i ri i LinkedIn i cili do t’i shtohet shërbimeve të tjera që LinkedIn ofron për punë-kërkuesit. Pritet të përfshihen të gjithë elementët që ndikojnë në pagën e një punonjësi si paga mujore/vjetore, bonuset, kapitali i kompanisë, eksperienca e punonjësit, lloji i biznesit,  niveli arsimor, përmasat e kompanisë si dhe vendndodhja e saj etj. Elemente të cilët luajnë role kyçe në përcaktimin e të ardhurave të një punonjësi.

Nga ana tjetër Salary do t’u vijë në ndihmë edhe bizneseve të cilat duan te punësojnë punonjësit më të kualifikuar dhe më të përshtatshëm për projektet e tyre pa shpenzuar shuma te mëdha parashë.

Po sipas TechSot.Al , Salary ka potencialin të shndërrohet shpejt në një prej mjeteve më të përdorshme për punonjësit dhe punëkërkuesit për vetë shërbimin që ofron por dhe për faktin që sot LinkedIN numëron mbi 460 milionë përdorues. E vetmja “pengesë” në këtë rrugë mund të jetë fakti që fillimisht LinkedIn e ka lënë aktivizimin e Salary si opsionale, por për sa kohë kjo është në përfitim të përdoruesve, edhe kjo pengesë duket se do kapërcehet me sukses.

Shpërndaje në: