Mos i hani kurrë këto ushqime të gatuara- zbuloni arsyen pse
Shpesh herë ka disda ushqimet apo më tepër perime të cilat nuk i gatuajme por i hamë dhe nga nxitimi apo vesi që kemi krijuar. PërveçPor duhet të mësoni që këto ushqime më poshtë kanë më shumë vlera nqs nuk gatuhen.
Brokoli: Hajeni brokolin të pa gatuar , pasi përmban vitaminë C, kalcium, kalium dhe proteina.. Studimet kanë treguar se të hani brokoli të papërpunuar bën që organet tona të absorbojnë më shpejt ushqyesit e tij më të mirë, si: sulforafani, një kompleks që ka treguar se ndihmon në luftën kundër kancerit dhe mund të ulë presionin e gjakut.
Qepët: Qepët janë shumë të shëndetshme për shkak të një fitonutrienti të quajtur allicin, që mund të ndihmojë për të pakësuar urinë, në parandalimin e kancerit, për të përmirësuar shëndetin e zemrës dhe madje edhe për të ulur presionin e lartë të gjakut.Por, për të përthithur më mirë këtë fitonutrient është mirë që qepët t’i hani të gjalla.
Hudhra: është me shumë vlera ushqimore. Ajo përmban shumë allicin, mangan, vitaminë B6, vitaminë C, selen dhe fibra. Por duhet të dini se hudhra është edhe më e shëndetshme kur hahet e papërpunuar. Një studim i publikuar në National Post në SHBA tregon se nëse hani hudhër të papërpunuar dy ose tri herë në javë mund të ulni rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive.
Specat e kuq: Kur shumica e njerëzve përmendin një frut apo perim që përmban shumë vitaminë C, zakonisht përmendin portokallin ose agrume të tjera. Rrallë mendojmë për specat, edhe pse studimet kanë treguar se specat e kuq përmbajnë vitaminë C, mbase edhe më shumë se portokalli, limonët etj. Specat e kuq gjithashtu përmbajnë shumë vitaminë B6, vitaminë E dhe magnez. Për fat të keq, nëse i gatuani specat e kuq për më shumë se vetëm disa minuta vetitët e vitaminës C që gjenden te speci do të shkatërrohen.
Panxharët: Ka shumë arsye për të ngrënë panxhar, qoftë të gatuar ose të papërpunuar, pasi në të dy rastet ata përmbajnë shumë fibra, vitaminë C, kalium, mangan, vitaminë B etj. Të hani panxhar përmirëson sistemit imunitar, ndihmon që të keni qëndrueshmëri të lartë, ndihmon për të parandaluar inflamacionin dhe për të ulur presionin e gjakut.