Kardiologët ngrenë alarmin: Gratë nuk i njohin simptomat e goditjes në zemër

Kardiologët ngrenë alarmin: Gratë nuk i njohin simptomat e goditjes në zemër

Goditja në zemër, njohur ndryshe edhe si ataku kardiak, është një prej shkaktarëve kryesorë të vdekshmërisë në vende të ndryshme. Për shumë vite me radhë ekzistonte miti se burrat ishin më të rrezikuar nga ataku kardiak, por ai është po aq i shpeshhtë edhe tek gratë. Madje sipas një studimi të fundit ato kërkojnë ndihmën e specializuar shumë më vonë.Femrat që pësojnë një goditje në zemër (dhe kanë dhimbje në gjoks) presin më shumë se meshkujt për të lajmëruar urgjencën, mesatarisht edhe 37 minuta më shumë.

Lajmin e bën të ditur një kërkim i publikuar në European Heart Journal, e realizuar nga Matthias Meyer, kardiolog në Triemli Hospital, të Zyrihut. Femrat dhe meshkujt kanë një rrezik të ngjashëm për infarkt edhe pse për femrat rreziku shtohet pas të 50-ave (pas menopauzës).

Edhe simptomat mund të jenë të ndryshme, sepse femrat shpesh herë mund të kenë dhimbje në shpinë, në shpatulla, dhimbje stomaku në vend të dhimbjes klasike në gjoks dhe në krahun e majtë. Ekspertët kanë studiuar 4360 raste ataku kardiak( 967 femra dhe 3 393 meshkuj) gjatë periudhës nga 2000-2016. Gjatë studimit të rasteve është zbuluar që femrat presin 37 minuta më shumë se meshkujt përpara se të kontaktojnë shërbimet shëndetësore.

Dhimbja në gjoks bën që meshkujt të kërkojnë menjëherë ndihmë, por kjo nuk ndodh për femrat. “Duket që femrat kanë më pak gjasa të mendojnë që bëhet fjalë për një sulm në zemër kur kanë një dhimbje në gjoks, ndryshe nga meshkujt që kërkojnë një ndërhyrje urgjente,”- shpjegon Meyer.

 

 

Shpërndaje në: