Mashtrimi rus: Roboti Hi-tech që u prezantua në Forum del të jetë njeri i gjallë me kostum
Roboti Hi-tech, i njohur si Boris, i cili u shfaq në Forumin rus kushtuar Robotikës, në të vërtet ishte mashtrimi i Rusisë. Gjatë ditës së sotme u raportua se në të vërtet ai ishte njeri i veshur me kostum të robotit – përcjell Periskopi.
Në atë Forum rinor, Rusia mburrej me Borisin, që doli të jetë hiç më pak se mashtrim.
Televizioni shtetëror rus raportonte se Boris ‘tashmë është mësuar të kërcejë dhe se po ia del mjaft mirë”.
Por, dilema e të gjithëve ishte se si Roboti ia arrinte të dukej si një njeri që është përshtatur në përsosmëri brenda tij?
Por, fotografitë e Robotit të publikuar gjatë ditës së sotme zbuluan mashtrimin.
Në të vërtetë, Boris ishte një njeri i gjallë – i veshur me kostum të Robotit.
Kostumi i Robotit Boris i veshur nga një njeri, ishte bërë nga Kompania “Show Robots”.
Kostumi që kushtonte tre mijë dollarë, i pajisur me mikrofon dhe ekran, krijoi iluzionin se para teje po qëndronte në Robot i vërtet.
Një fotografi e publikuar nga agjencia e lajmeve, MBKKh Media, nga kundërshtari i Vladimir Putinit, Mikhail Khodorkovsky, shfaq aktorin që kishte veshur kostumin e robotit para se ai të shfaqej në forumin e së martës në Yaroslavl – qytet që gjendet rreth 150 milje në veri-lindje të Moskës.
Organizatorët e forumit të teknologjisë “Proyektoria” të organizuar çdo vit nga ‘udhëheqësit e ardhshëm intelektualë të Rusisë”, nuk bën përpjekje që Robotin ta shfaqnin si të vërtet.
Por, këtë e bëri televizioni shtetëror i Rusisë – dhe siç duket qëllimisht.
На молодежном форуме в Ярославле чувака нарядили в «робота Бориса». Танцевать его уже научили.
Вот это прорыв. Вот это я понимаю.. pic.twitter.com/mIo07Wvmjp
— Советский! (@Soviet_flag) December 12, 2018
“Është krejtësisht e mundur që ndonjëri nga studentët që ishin në sallë t’ia përkushtojë veten robotikës. Sidomos kur shohin robotët më modernë gjatë forumit”, u tha më pas.
Më pas, u dëgjua një zë robotik “Unë e njoh matematikën, por do të doja të mësoja edhe barazimin”, tha Roboti Boris, para se fillonte të vallëzonte me këngën “Skibidi” në Forumin e Robotikës në Rusi.
Mëngjesin e sotëm, videoja e televizionit shtetëror rus për Robotin Boris ishte zhdukur nga kanali i youtubes, për t’u rikthyer prapë më vonë.
Por, kjo nuk është hera e parë që televizioni shtetëror rus raporton lajme të rreme.
Javën e kaluar, televizioni shtetëror rus “Channel One” ishte detyruar të kërkonte falje publike për një raport të rremë në të cilin shfaqej një i ri ukrainas i cili ankohej për të arriturat e vendit në pesë vitet e fundit, kur edhe filloi revolucioni.
Në fakt, i riu ishte bjellorus dhe kishte thënë që ishte turpëruar kur e kishte parë vetën në atë raport./PERISKOPI