Humori i zi, tregues i inteligjencës së lartë

Humori i zi, tregues i inteligjencës së lartë

Ju pëlqen humori i zi, vdisni nga të qeshurat nga shakatë morbide dhe mjedisi ju shikon çuditshëm për shkak të kësaj? Mos u shqetësoni, kjo është vetëm dëshmi që ju jeni jashtëzakonisht inteligjent, transmeton koha.net.

Humori i zi për disa është i shkëlqyeshëm dhe qesharak, ndërsa të tjerët thjesht nuk e kuptojnë se ku është shakaja – ndërsa rezultoi se ata që argëtohen me të në këtë mënyrë tregojnë se kanë IQ të lartë, sipas një studimi të ri.

Shkencëtarët në universitetin e Mjekësisë të Vjenës nga subjektet e tyre në hulumtim kërkuan t’i radhisin 12 vizatime të humorit të zi nga libri “The Black Book”, të karikaturistit të njohur gjerman Uli Stein, sipas kuptimit dhe argëtimit.

Vetëm sa për ilustrim- një nga karikaturat e paraqet një grua në morg, të cilës mjeku ia ngrit çarçafin dhe ia tregon trupin e një mashkulli. Ajo përgjigjet: “Po, ky është burri im, por cilin detergjent për larje e keni përdorur për ta fituar këtë ngjyrë të bardhë?”.

Në fund të studimit, hulumtuesit i ndanë pjesëmarrësit në tre grupe në bazë të rezultateve:

Grupi i parë – të kuptuarit më i madh i humorit të zi dhe argëtimi me të, IQ më e lartë

Grupi i dytë – interesim për humor të zi, por i moderuar, IQ mesatare

Grupi i tretë – pa interes për humor të zi, IQ mesatare, nivel i ulët i agresionit, të prirë pozitivisht.

Prandaj, kur dikush në shoqëri herën tjetër e thotë ndonjë shaka me humor të zi – mund të jeni të sigurt se ai person është jashtëzakonisht inteligjent./Koha.net

Shpërndaje në: