Kafja ndihmon në luftimin e sëmundjes së Parkinsonit

Kafja ndihmon në luftimin e sëmundjes së Parkinsonit

Kafja mund të luftojë sëmundje e Parkinsonit dhe një forme tjetër të çrregullimit mendor, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Dy përbërësit e kafes, përfshirë këtu edhe kafeinën, bashkëpunojnë në parandalimin e akumulimit të proteinave toksike në trurin e minjve.

Kjo proteinë, e njohur si alpha-synuclein, lidhet me sëmundjen e Parkinsonit dhe çrregullimin mendor DLB.

Testimet me minj kanë treguar se kombinimi i kafeinës dhe përbërësit EHT ka parandaluar ndërtimin e proteinës se dëmshme pas gjashtë muajsh.

Shkencëtarët tani shpresojnë se këta përbërës mund të kombinohen në krijimin e një ilaçi.

Shpërndaje në: