Dobitë shëndetësore nga lëvorja e portokallit

Dobitë shëndetësore nga lëvorja e portokallit

Lëkura e frutave është një thesar i vërtetë kur vjen puna për vlerat ushqyese dhe vitaminat që mund të përfitohen prej saj.

Një frut tepër i rëndësishëm për shëndetin është dhe portokalli e sidomos lëkura e tij. Brenda tij ka shumë vitaminë C, pra portokalli sjell përfitime të mrekullueshme në shëndetin tuaj, transmeton Klan Kosova.

Por kësaj radhe ne do ju sjellim disa nga dobitë shëndetësore nga lëkura e tij:

Parandalon lloje të ndryshme të kancerit

Lëkura e portokallit mund ta ulë rrezikun për lloje të ndryshme të kancerit, përfshirë kancerin e gjirit, të lëkurës dhe atë të zorrës së trashë. Lëvorja e portokallit nxit eliminimin e toksinave nga sistemi tretës dhe pastron organizmin.

Përmirëson punën e sistemit tretës

Lëkura e portokallit është burim për pektinë dhe taninë. Këta përbërës marrin pjesë në parandalimin e kapsllëkut dhe lehtësojnë kalimin e ushqimit përmes sistemit të tretjes.

Nxit humbjen në peshë

Lëkura e portokallit ka shije të hidhur, dhe kjo është arsyeja kryesore pse shumica e njerëzve nuk e konsumojnë. Është burim fibrash dhe përmban pak kalori. Studimet tregojnë se lëkura e portokallit mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të oreksit, si dhe ndihmon në parandalimin e grumbullimit të indit yndyror.

Shpërndaje në: