Kur duhet të shqetësoheni për urinimin e shpeshtë
Zgjoheni më shumë se dy herë natën për të shkuar në banjë, mbase keni problem serioz, kërkoni këshillën e mjekut.
Nxitja për të urinuar di të jetë shumë e pakëndshme, aq më parë kur banja nuk është afër apo kur nxitja është e shpeshtë.
Kur është problem mjekësor urinimi i shpeshtë? Nëse urinoni dukshëm më shumë se gjashtë herë në ditë apo më shumë se dy herë natën, kërkoni ndihmën e urologut.
“Shkaktarët e mundshëm janë të ndryshëm”, thotë Thorsten Schlomm. Ata përfshijnë zmadhimin e prostatës (te meshkujt e rritur), diabetin apo infeksionin e traktit urinar.
Lajm i mirë është që “shumica e problemeve zgjidhen shumë lehtë nëse vërehen mjaft herët”, thotë Schlomm.
Shtytja për të urinuar në të vërtetë është nxitje e dhembjeve, thotë Schlomm.
Zbrazja e urinës nga fshikëza urinare nëpërmjet kanalit të quajtur përçues urine është proces i ndërlikuar dhe prandaj nuk është për çuditur përse fëmijëve të vegjël u nevojitet kohë e gjatë që të zotërojnë atë proces.
Urina të cilën e prodhojnë bebet pa dashje rrjedh nga trupi i tyre. Sapo urina nga veshkat arrin në fshikëzën e tyre, receptorët në fund të fshikëzës lirojnë “informuesit kimikë”, të cilët i “thonë” që ta nxjerrë jashtë atë.
Fëmijët më vonë mësohen të përdorin rrugët nervore të cilat bartin porosinë deri te truri nëpërmjet palcës së trurit. Kur të arrijë nxitja e dhembjes, atëherë gjërat bëhen më të komplikuara.
Fshikëza patjetër duhet të tendoset në mënyrë që të nxjerrë jashtë urinën, derisa njëkohësisht muskujt e komblikut duhet patjetër të lirohen në mënyrë që të nxisin atë.
Gjithsesi, mjaft e mundimshme për trupin e njeriut.