Vendosi të zmadhojë buzët me Botox në kushte shtëpie, vajza 29-vjeçare gati sa humbi jetën (Foto)

Vendosi të zmadhojë buzët me Botox në kushte shtëpie, vajza 29-vjeçare gati sa humbi jetën (Foto)

Rachael Knappier nuk e kishte marrë kurrë me mend që një mbrëmje mes mikeshash, do të shndërrohej në makthin e saj më të madh. Gjithçka nisi në gusht të këtij viti, kur 29-vjeçarja londineze vendosi të merrte pjesë në nja darkë vetëm vajzash, ku tema kryesore ishte Botox-i, një trajtim estetik shumë i përhapur në Mbretërinë e Bashkuar. Madje sipas stastisikave, gjatë vitit të shkuar më shumë se 1 milonë anglezë kanë zgjedhur të provojnë trajtimet rimodeluese me Botox, numër ky që është gjithmonë e në rritje.

Vajza nga Leicestershire ishte informuar edhe më parë për këtë trajtim, që në klinikat e specializuara kushton 300 £, por e tunduar nga pija dhe ofertat e mikeshave të saj vendosi ta provojë në kushte shtëpie për vetëm 220 £, pa ditur që dëshira për të patur buzë akoma më të plota, do t’i kushtonte shtrenjtë.

Botox

Një prej vajzave në festë u vetëofrua t’i mbushte buzët me filler, ndonëse nuk ishte një mjeke a infermiere, por një ish-e dënuar e sapodalë nga burgu. Ajo i injektoi gjithë sasinë e Botox-it Teosyal në buzën e sipërme, ndonëse ajo që ndodhi më vonë ishte jashtë çdo parashikimi. Buza e 29-vjeçares u shformua nga fryerja e tepërt, kishte dhimbje pothuaj në çdo pjesë të fytyrës dhe nuk ndjente më asgjë.

 

www83 e1543527432414

Rachael mori fillimisht antistaminë, mjekimi më i zakonshëm në rast alergjie, por nuk pati përmirësim. Vetëm pas shumë analizave, mjekët arritën në përfundimin që Botox-i ishte injektuar mbi një arterie që mund të kishte çuar në nekrozë,  vdekje e qelizave e cila zhvillohet kryesisht nga indet e pasura në lipide që përmbajnë shumë yndyrna dhe që kanë sistem enzimatik shumë aktiv.

Shpërndaje në: