Vlerat shëndetësore të limonit

Vlerat shëndetësore të limonit

Dobitë shëndetësore të limonit

Limonët përmbajnë shumë përfitime shëndetësore në lëngun e tyre, lëkurën dhe në pjesën e brenshme.

Ky frut ka një numër përbërësish duke përfshirë flavonoidet, limonoidet dhe polifenolet

Por, përderisa disa nga përfitimet e këtij fruti janë: prezenca e lartë e vitaminës C, e cila njihen mirë, të tjerat duhet të hulumtohen ende.

Ne ju sjellim disa përfitimet shëndetësore nga limoni:

Vitamina C

Limonët janë shumë të pasur me vitaminë C, kështu që nëse nuk dëshironi të sëmureni për shkak të mungesës së vitaminës C, përfshijeni limonin në dietën tuaj ditore.

Anemia

Vitamina C në vete nuk e lufton aneminë, por mund të rrisë fuqinë e hekurit që e parandalon këtë gjendje, shkruan albeu. Shtrydhni pak limon në sallatën tuaj, jo vetëm për shije, por edhe për përfitim të plotë të hekurit.

Rreziku nga sulmi në zemër

Asociacioni Amerikan i Zemrës raporton se gratë të cilat hanë sasi të larta të limonit kanë rrezik më të ulët për t’u prekur nga sulmi se sa ato të cilat hanë pak.

Shëndeti i lëkurës

Ndoshta e keni vërejtur vitaminën C në përbërësit e shumë produkteve të kujdesit për lëkurën, dhe kjo për shkak se vitamina C është çelësi për prodhimin e kolagjenit. Kolagjeni është shumë i rëndësishëm për lëkurën, fortësinë dhe elasticitetin e saj.

Vitamina C në limon ka gjithashtu veti antihelmuese. Vitamina C rrit prodhimin e kolagjenit, redukton inflamacionin dhe e bënë dritën e diellit më efektive.

Shpërndaje në: