Shkaku kryesor i ndarjes së çifteve nuk lidhet me tradhtinë, por me paranë
Me mungesë të besimit në çift nuk duhet të kuptoni vetëm tradhtinë. Ekspertët e marrëdhënieve pohojnë se gënjeshtrat rreth të ardhurave apo shpenzimeve, janë po aq të dëmshme sa tradhtia.
Ky fenomen njihet me termin “Pabesi financiare” dhe përfshin çdo veprim fshehjeje apo grumbullimi parash pa dijeninë e partnerit dhe që këto veprime janë në dëm të tij.
Problemet e shkaktuara nga lekët mund të ndikojnë negativisht në stabilitetin e lidhjes, po aq sa një tradhti.
Një studim National Marriage Project zbuloi se çiftet që grindeshin për financat një herë në javë ishin 30 për qind më të rrezikuar nga divorcet.
Financat duket se janë burimi kryesor i zënkave mes çifteve duke gjeneruar më shumë se 5 të tilla në muaj.
32 për qind e të anketuarve pohuan se burimi i sherrit janë kursimet e pamjaftueshme ndërkohë tre në 10 të rritur pranuan se gënjenin rreth të ardhurave.
Veç debateve rreth lekëve më poshtë do të listojmë disa nga veprimet që çojnë në ndarje (nuk përfshihet tradhtia) janë nga ato më të voglat dhe të padallueshmet, veprime që nuk marrin rëndësinë e duhur në kohë duke i shndërruar në mjaft të rrezikshme.
1. T’i fshihni njëri-tjetrit gjërat që kanë rëndësi.
2. Mungesa e komunikimit. Nëse keni diçka që ju shqetëson flisni me partnerin.
3. Kokëfortësia juaj për çdo gjë ka gjasa të ndikojë negativisht në marrëdhënien tuaj.
4. Nëse gjërat nuk kanë të bëjnë me ju, mos u grindni kot. Thjesht diskutoni dhe ndani mendimet tuaja.
5. Xhelozia mund të shkatërrojë lidhjen tuaj. Është mirë kur partneri e di që ju jeni “xheloze”, por çdo gjë e ka një kufi.