Ju dridhet shpesh syri? Po ju ndodhë kjo gjë

Ju dridhet shpesh syri? Po ju ndodhë kjo gjë

Të gjithëve ju ka ndodhur që t’ju dridhet syri.

Sipas ekspertëve, janë disa arsye pse ndodh kjo gjë. Keni mundësinë, sipas intv.al të shikoni pse syri ju dridhet, pra të largoni dyshimet tuaja.

  1. Stresi

Kur jeni në një situatë stresuese, trupi ynë reagon në mënyra të ndryshme, Dridhja e syrit është nëj ndër shenjat kryesore që ju jeni të stresuar në këtë periudhë të jetës suaj. Duhet të qetësoheni dhe të mendoni pozitivisht, pasi kjo gjë mund të kthehet në serioze.

  1. Kafeina

Nëse konsumoni më shumë kafeinë se duhet, syri  edhe mund të dridhet.Përpiquni të ulni dozën e kafeinës që merrni, pasi  kjo ju shkakton dridhje të syrit.

  1. Alkooli

Një faktor që ndikon në dridhjen e syrit është edhe konsumimi i alkoolit. Nëse e teproni me të, do përfundoni me syrin duke ju dridhur. Mundohuni ta konsumoni, sa më pak sepse kjo shenjë tregon se gjendja juaj shëndetësore nuk është edhe aq e mirë.

  1. Alergjitë

Duhet të tregoni kujdes me alergjitë që keni, sepse si pasojë do t’ju dridhet syri. Duhet të informoheni për gjërat që ju shkaktojnë alergji, për të treguar më pas kujdesin tuaj si të ruheni prej tyre.

Burimi: Health

Shpërndaje në: