Pse nuk duhet përdorur uji i nxehtë për lëkurë gjatë dimrit
Shpesh shqetësohemi për te mbrojtur trupin dhe fytyrën nga dielli por rrezikojmë ta lëmë pas dore lëkurën gjatë dimrit.
Lëkura duhet të ketë kujdes të veçantë gjatë dimrit, pasi temperaturat e ulëta, era dhe shiu e vënë në provë të vështirë lëkurën.
Mirëpo, duhet ta keni parasysh se edhe i nxehti i tepërt në vendet e mbyllura nuk bën asnjëherë mirë, e po ashtu aspak e preferuar nuk është as ndryshimi i menjëhershëm dhe i shpeshtë i temperaturës së ambientit.
Një nga këshillat kryesore për kujdesin ndaj lëkurës gjatë muajve të ftohtë është që të përdorni ujë të vakët, assesi të nxehtë.
I ftohti i dimrit shpesh na detyron te përdorim ujë te ngrohtë për dush apo për të larë fytyrën, por kjo nuk është e mirë sepse lëkura në kontakt me ujin shumë të ngrohtë mund të thahet dhe irritohet.