Si t’i eliminoni shtresat yndyrore nga filtri i aspiratorit të kuzhinës?
Kur e keni kontrolluar për herë të fundit aspiratorin e kuzhinës dhe i keni pastruar filtrat?
Qëllimi i filtrit është grumbullimi i yndyrës, andaj nëse aspiratori juaj nuk e bën punën e vet siç duhet, me siguri është mbyllur nga shtresa të shumta yndyrash.
Me kalimin e kohës, yndyra mund të bllokojë filtrin, andaj është shumë me rëndësi që herë pas here t’i pastroni të gjithë filtrat.
Fatmirësisht, pastrimi mund të jetë i thjeshtë. Ky udhëzues do t’ju tregojë si ta pastroni filtrin me ujë të valuar, sodë bikarbonati dhe me mjetin për larje të enëve.
Disa filtra mund të lahen në makinën e larjes së enëve, mirëpo varet se sa kohë ka kaluar nga pastrimi i fundit, përkatësisht sa shtresa yndyrash ka.
Për t’i eliminuar shtresat yndyrore ju nevojiten:
• Uji shumë i nxehtë apo i valuar.
• Mjeti cilësor për larje të enëve
• Soda e bikarbonatit
• Brusha joabrazive për pastrim
• Letra gërvishtëse.
Udhëzim:
Hiqeni filtrin nga aspiratori
Mbusheni një enë me ujë të valuar. Sa më i nxehtë të jetë uji, pastrimi bëhet më mirë. Shtoni sodën e bikarbonatit, rreth gjysmë filxhani dhe mjetin për larje të enëve. Përzieni me brushë ujin derisa të bëhet shkumë. Zhytni filtrat në ujë. Lini në ujë së paku 10 minuta.
Pastroni filtrat
Pas njomjes me brushë joabrazive pastroni filtrat. Nëse është e nevojshme, gjatë larjes shtoni edhe më shumë mjete për larje të enëve në brushën tuaj.
Shpëlani dhe thani filtrat
Lani mirë filtrat në ujë të nxehtë dhe thani me lecka letre apo me lecka tekstili.
Nëse e shihni të nevojshme, rrotulloni filtrat dhe sërish përsëriteni gjithë procedurën.