Këmbët e tonifikuara, çelësi për një bark të sheshtë
Ndërsa jemi duke u stërvitur në palestër, gjëja e fundit që mund të na shkojë nëpër mend është të stërvisim edhe këmbët tona pavarësisht faktit se çdo këmbë ka më shumë se 100 muskuj dhe tendina dhe plus kësaj mbajnë të gjithë peshën tonë rreth 16 orë në ditë.
Në fakt shkencëtarët mendojnë se kemi disa muskuj themelorë që gjenden në këmbët tona ashtu si ata që kemi në abdomen dhe është shumë e rëndësishme që ti mbajmë ata të tonifikuar. Ushtrimi I këtyre muskujve të këmbës çon një një posturë më të drejtë dhe në një siluetë më të drejtë dhe të hollë. Këmbë të forta do të thotë një qëndrim më I mirë që do t’ju ndihmojë në tonifikimin e këmbëve, vitheve dhe barkut pasi mund të kryeni aktivitet fizik në mënyrë më efikase.
Duke qenë se shumica prej nesh janë shumë të zënë duke djegur kalori me kardio ose janë shumë të zënë për të formuar muskuj barku saqë nuk I vërejnë fare këmbët. Ne ngrihemi në mëngjes dhe thjesht presim që këmbët tona të bëjnë punën e tyre të përditshme, por në fakt këmbët tona janë shumë më komplekse se kaq në mënyrën se si ato janë ndërtuar dhe prandaj është shumë e rëndësishme që ushtrojmë edhe ato jo vetëm bicepset tona madje është shumë më e rëndësishme pasi ato nuk pushojnë kurrë.