Katër gjëra që francezet nuk i kanë përdorur asnjëherë për flokët
Në rast që nuk e keni vënë re, fjalia “Kështu u zgjova këtë mëngjes” Bashkangjitur me një foto natyrale dhe të bukur të fytyrës tuaj, është shumë në modë kohët e fundit. Dhe kush më mirë se sa një grua franceze për ta mishëruar këtë?! Karakteristika e tyre është që mund të dalin të pa grimuara dhe përsëri të duken bukur.
Epo, disa sekrete i kanë me patjetër! Po ju zbulojmë vetëm katër prej tyre:
Mos i lyeni asnjëherë flokët tuaj: Ose në qoftë se doni të fshihni thinjat, atëherë lyejini si ngjyra juaj natyrale.
Mos i thani flokët me tharëse: Era i bën flokët tuaj të duken më natyrale dhe të shëndetshme, pasi nuk rrezikoni që t’ju digjen.
Nuk mbajnë aksesorë për flokët: Evitojini ato dhe në qoftë se jeni 18 vjeç pasi nuk do t’ju zbukurojnë, shkruan living. Po ta mendoni mirë, me siguri nuk ju kujtohet ndonjë grua franceze me kapëse në kokë.
Parfumi: përdoreni atë mbrapa veshëve, në flokë dhe në qafë, kështu që aroma e mirë do t’ju rrethojë gjithmonë në flokët tuaj.