Edhe dy aktakuza ndaj tetë deputetëve të opozitës
Pesë deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje”: Albulena Haxhiu, Donika Kadaj- Bujupi, Aida Dërguti, Glauk Konjufca e Besa Baftiu dhe tre deputetët e AAK-së, Pal Lekaj, Time Kadriaj e Teuta Haxhiu, do të ulen në bankën e të akuzuarve.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj tyre për mbajtjen ose hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.