Zbulohet se çfarë i shkakton tumoret
Individualizohet një prej arsyeve që mund të fusë qelizat në kaosin e tumorit, është një gabim në një mekanizëm kyç për riparimin e ADN-së që, i vetëm, fillon një seri ngjarjesh katastrofike, sipas një studimi të botuar në revistën “Nature Communications”, të bërë nga një kërkim i koordinuar nga Aurelie Ernst, i Qendrës Gjermane për Kërkimin mbi Kancerin (DKFZ).
Zbulimi i këtij mekanizmi është hapi i parë për të prodhuar ilaçe në gjendje për të luftuar tumorin.
“Kaosi i shkaktuar nga defektet e riparimit të ADN-së është i frikshëm”, thotë Ernst.
“Megjithatë, mund ta luftojmë duke shënjestruar qelizat tumoriale që fshehin defekte të tilla, duke përdorur ilaçe në gjendje për të bllokuar mekanizmin e riparimit të ADN-së së këtyre qelizave”, shtoi ai.
Situata kaotike që shkaktohet nga gabimi i zbuluar nga shkencëtarët gjermanë ka qenë deri tani në nivelin 20-30% në tumore agresivë.
Ky fenomen quhet kromotripsi dhe shkakton me një goditje të vetme qindra ndryshime, sepse kromozomet këputen në shumë pika dhe ribashkohen në mënyrë të gabuar./atsh