Kaloi 31 orë në një sallë operacioni, mjekët i ndryshojnë komplet jetën 22-vjeçares pas tentativës për vetvrasje

Kaloi 31 orë në një sallë operacioni, mjekët i ndryshojnë komplet jetën 22-vjeçares pas tentativës për vetvrasje

Kanë kaluar më shumë se 4 vite nga 25 marsi i 2014-ës, vit në të cilin jeta e Katie Stubblefield ndryshoi një herë e përgjithmonë. Ajo nuk mban mend asgjë ajo pasdite pranverore, kur tentoi të vetëvritej me armën e vëllait në banjën e shtëpisë. Katie, asokohe vetëm 18 vjeç, u transportua me urgjencë në Cleveland Clinic, në një përpjekje dëshpëruese për t’i shpëtuar jetën, edhe pse kjo gjë do t’i kushonte fytyrën e saj të bukur që kishte mbetur e shformuar si pasojë e shkrepjes së armës. Por, jo vetëm kaq , vajza e re humbi gjithashtu shqisën e përtyjes dhe iu desh të kalonte plot 2 vite të jetës së saj e lidhur pas aparaturave që e ndihmonin të ushqehej dhe të merrte frymë. Në 4 maj të vitit 2017, ajo kaloi 31 orë e shtrirë në sallën e operacionit në Cleveland pasi ndërhyjes së transplantit të fytyrës, që tashmë i lejon të përtypë, gëlltitë dhe të marrë frymë lirisht.

“Kam një jetë të re”, është shprehur Katie në një dokumentar të “National Geographic”. Ajo është personi i 40-të në botë që ka kryer një transplant fytyre dhe i treti në Klinikën e Cleveland, që konsiderohet si pionier në rindërtimin e fytyrës në SHBA.Megjithatë, ajo ishte paksa ndryshe nga rastet që ishin më parë: jo vetëm se ajo është më e reja, por sepse ishte transplantimi i fytyrës më i gjatë i kryer ndonjëherë.

Shpërndaje në: