Është konstatuar: Seksi përfundimisht është më i mirë në hotel se në shtëpi

Është konstatuar: Seksi përfundimisht është më i mirë në hotel se në shtëpi

Nëse ndonjëherë pas seksit në dhomën e hotelit keni menduar se ka qenë shumë më i mirë se sa në shtëpi, nuk jeni i vetmi.

Është dëshmuar që kur çifti u dorëzohet magjive të seksit në dhomën e hotelit, për dallim nga dhoma e gjumit, hapësira e re do të stimulojë transmetimin e dopaminës në tru, ndërkaq ajo luan rol të rëndësishëm me rastin e eksitimit seksual.

Hotelet ndikojnë në mënyrë të kënaqshme

Hotelet shpesh janë të dizajnuara në atë mënyrë që të kënaqin çdo dëshirë dhe nevojë tonën. – Ekziston ai momenti psikologjik, sapo të keni hyrë në hotel, diçka posaçërisht luksoze dhe e lezetshme na bën automatikisht të gjithë ndihemi më seksualë dhe më me dëshirë për seks.

Në apartament mund të harroni përditshmëritë

Për të arritur eksitimin seksual, aq më parë te femra, pjesët e trurit të cilat janë të lidhura me stresin dhe vështirësitë, patjetër duhet të jenë të shkyçura. Prandaj, ekspertët shpesh këshillojnë çiftet që të shndërrojnë dhomën e gjumit në vatër dashurie në të cilën nuk do të ketë kurrfarë përkujtuesish të përditshmërive.

Këtu nuk ka fotografi të fëmijëve, fatura të cilat patjetër duhet t’i paguani, libra të cilët patjetër duhet t’i lexoni, thjesht jeni në një vend të pakohë, sikur të keni dalë nga jeta vetjake. Dhe kur t’i eliminoni të gjitha gjërat të cilat rikujtojnë stresin në jetën tuaj, lehtë do të eksitoheni – thonë ekspertët.

Në këtë mënyrë do të pasuroni rutinën, e cila automatikisht do të bëhet më e egër dhe, nesër, kur do të kthehen në shtëpi, do të merrni me vete një pjesë të asaj atmosfere.

Shpërndaje në: