A është i sigurt seksi në tremujorin e tretë të shtatzënisë?

A është i sigurt seksi në tremujorin e tretë të shtatzënisë?

Ka shumë pikëpyetje nga çiftet lidhur me marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzanisë. Pasiguria rritet sidomos në muajt e fundit.

A është e sigurt të kryeni marrëdhënie seksuale në tremujorin e tretë të shtatzanisë?

Sipas ekspertëve, po. Ju mund të vazhdoni aktivitetin tuaj seksual edhe në këtë fazë drejt fundit të shtatzanisë.

Arsyet që mund t’ju pengojnë të keni marrëdhënie në tremujorin e tretë:

  • Një histori aborti
  • Lindje e mëparshme e parakohshme
  • Placenta që mbulon qafën e mitrës
  • Prania e një membrane shpërthyese para kohe
  • Probleme me qafën e mitrës.

A shkakton lindje të parakohshme?

Ekziston një perceptim se nëse kryeni marrëdhënie seksuale në muajt e javët e fundit të shtatzanisë, kjo mund të çojë në lindje të parakohshme. Kjo jo vetëm që nuk është e vërtetë, por kërkimet tregojnë se mund të jetë e kundërta. Sipas një studimi të vitit 2001, seksi në fund të shtatzanisë zvogëlon gjasat e lindjes para javës së 37-të.

A e dëmtoni fëmijën?

Jo! Thjesht mos e mendoni më këtë.

Shpërndaje në: