Ushqimet e përditshme që përmbajnë më shumë vitaminë C
Disa nga ushqimet e pasura me vitaminë C janë:
Specat e kuq djegës
Një gjysmë filxhani me speca të kuq djegës përmban 107.8 mg vitaminë C. Gjithashtu, hulumtuesit shkencor nga Universiteti Buffalo kanë zbuluar se kapsaicin, përbërësi që i bën specat djegës, ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve dhe muskujve.
Specat e kuq
Një filxhan me speca të kuq të copëtuara përmban gati tri herë më shumë vitaminë C se një portokall – 190 mg. Specat e kuq janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës A, e cila është e rëndësishme për shëndetin e syve.
Specat jeshil
Një filxhan me speca jeshil të copëtuar përmban më pak vitaminë C se llojet e tjera, rreth 120 mg, megjithatë është e mjaftueshme për sasinë që duhet të konsumoni çdo ditë. Speci jeshil është gjithashtu një burim i mirë i fibrave.
Brokoli
Kjo perime siguron 132 mg vitaminë C, si dhe shumë fibra, në vetëm një racion me 30 kalori. Studimet kanë treguar se brokoli ka edhe veti kundër kancerit.
Papaja
Studime të ndryshme kanë treguar se papaja është e mirë për shkëlqimin e fytyrës dhe forcimin e kockave. Një racion me papaja përmban 88.3 mg vitaminë C.
Luleshtrydhe
Një filxhan nga ky super ushqim përmban 84.7 mg vitaminë C, si dhe një dozë të shëndetshme folate dhe përbërës të tjerë të mirë për shëndetin. Një tjetër përfitim i luleshtrydheve? Ato ju ndihmojnë edhe të zbardhi dhëmbët në mënyrë natyrale.
Lulelakra
Edhe nëse e skuqni, e zieni ose e përdorni në gatime të ndryshme, po të konsumoni vetëm një rrënjë lulelakër ju siguron 127.7 mg vitaminë C, 5 gramë fibra dhe 5 gramë proteina.
Ananasi
Ananasi përmban 78.9 mg vitaminë C, si dhe bromelain, një enzime digjestive që ndihmon për tretjen e ushqimit dhe parandalon fryrjen e barkut. Kjo enzimë vepron edhe si anti-inflamator natyral.
Kivi
Një racion me kivi (2 kokrra) përmban 137.2 mg vitaminë C. Ky frut është gjithashtu i pasur me kalium dhe koper.
Mango
Ky frut tropikal përmban 122.3 mg vitaminë C. Ai është gjithashtu burim i mirë i vitaminës A, e cila, ashtu si vitamina C, luan një rol kyç në sistemin imunitar dhe i mban sytë të shëndetshëm.