A ka ndonjë mjekim popullor për zgjeben?
Mjekimi i zgjebes në vendin tonë është i detyrueshëm dhe falas për gjithë familjarët e sëmurë. Sëmundja përhapet nga njeriu tek njeriu përmes kontaktit të drejtpërdrejtë ose përmes rrobave. Shenjat e sëmundjes shfaqen mesatarisht 7 ditë pas futjes së parazitit në lëkurë. Zgjebja jep kruajtje shumë të fuqishme, të padurueshme, që arrijnë deir në gjakosje, sidomos natën.
*Merrni 6-7 kokrra vezë, 100 gr squfur të shtypur (pluhur), 1 lugë gurkali dhe si e shtypni, e përzieni me gjysmë kg mjaltë. Me këtë lyeni 3-4 herë në ditë pjesët e sëmura. Para çdo mjekimi i sëmuri të pastrohet me ujë dhe sapun.
*Të sëmurin me zgjebe e mjekoni duke e shtrirë pa rroba (lakuriq) mbi barin me lagështirë nga vesa e mëngjesit. Këtë mjekim e bëni 3-4 ditë me radhë. Pas mjekimit i sëmuri bën banjë duke ndërruar të gjitha rrobat.