Autizmi një sëmundje që shkaktohet nga shumë faktorë, ja çfarë duhet të dinë prindërit
Vitet e fundit, vëmendja dhe vetëdija për autizmin janë rritur, aq shumë sa që sot shumë njerëz e njohin, të paktën në terma të gjerë, këtë sëmundje. Megjithatë ende mbeten shumë pikëpyetje lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit. Në veçanti, shkaqet ende nuk dihen me siguri. Ajo që është e sigurt është se gjenetika luan një rol shumë të rëndësishëm. Konfirmimi vjen nga një ekspert i fushës, bioteknologu Alessandro Gozzi, drejtor i laboratorit funksional të Neuroimaging të Institutit Kombëtar të Teknologjisë, në Rovereto.
Një sëmundje multifaktoriale
Autizmi është një sëmundje e shkaktuar nga kaq shumë shkaqe të ndryshme që ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Studimet tani kanë konfirmuar se gjenetika është një nga faktorët mbizotërues të rrezikut. Kjo nuk do të thotë, megjithatë, se patologjia është plotësisht e trashëgueshme: kjo mund të ndodhë pjesërisht. Në fakt, vetëm një pjesë e këtij komponenti gjenetik transmetohet nga brezi në brez. Sikurse me shumë sëmundje të tjera që përfshijnë trurin, kjo fushë është mjaft komplekse. Për shembull, shumë mutacione gjenetike që lidhen me autizmin janë “të reja”: ato janë mutacione që prindërit e fëmijës së prekur nuk i kanë.
Testet gjenetike janë ende të pamundura
Deri më sot, nuk janë identifikuar gjene të autizmit dhe testet e ADN-së nuk mund të bëhen për të thënë me siguri nëse një fëmijë është me autizëm apo jo. Megjithatë, janë kryer shumë studime: shumë fëmijë autikë kanë pësuar testimin gjenetik dhe në shumë raste, por jo të gjitha, mutacionet janë identifikuar që mund të shpjegojnë origjinën e sëmundjes.
Terapitë e reja janë shumë të rëndësishme
Megjithëse studimet e gjenetikës nuk kanë dhënë ende përgjigje të besueshme mbi shkaqet, ato janë ende themelore sepse po ndihmojnë kërkuesit për të kuptuar disa nga mekanizmat biologjike që çojnë në disfunksionet e trurit dhe simptomat e sëmundjes.
A e dini se?
Ambienti gjithashtu luan një rol shumë të rëndësishëm: patologjia lind nga ndërveprimi ndërmjet ADN-së, predispozicionit personal dhe faktorëve të jashtëm. pernenat.al