10 arsye pse duhet të fleni lakuriq

10 arsye pse duhet të fleni lakuriq

Që në fëmijëri keni të ‘ngujuar’ idenë që duhet të fleni me pizhame, sepse lakuriqësia është e papranueshme dhe e turpshme/marre! Përkundrazi, specialistët e luftës kundër pagjumsisë thonë se trupi i zhveshur flen shume më mirë dhe më qetë sesa të keni edhe brekë në trup.

Mëposhtë janë 10 arsye se jo veq që është e këndshme të fleni të zhveshur, por edhe më shëndetshëm.

Pra, pasi lexoni këto 10 arsye, provoni të fleni lakuriq, dhe i thuani TUNG pizhameve.

10. Gjumi më i mirë

Fjetja e zhveshur mundëson lëkurën tuaj të qetësohet dhe ju kursen nga mbinxehja, kështu që gjumi juaj bëhet më i thellë dhe më pak i çrregullt.

9. Ndjenja më e lumtur dhe e lirë

Edhepse nuk jeni mësuar të fleni të zhveshur, nuk mund ta mohoni se çfarë ndjesie e mirë është, sa lirshë rrokulliseni në krahun tjetër, brekët dhe pizhamet nuk ju kapen më për trupi apo të ju vardisen e të ju shtrëngojnë.

8. Lëkurë dhe flokë më të mirë

Gjumë cilësor do të mundësojë që trupi juaj të prodhojë melatonin dhe hormonet e rritura në mënyrë më aktive.

Fjetja lakuriq do të jetë gjithashtu e dobishme për gjëndrat tuaja dhjamore pasi që lëkura mund të marrë frymë dhe nuk do të nxehet shpejt.

7. Jetë më e ndritur seksuale

Çuditërisht, çiftet që flejnë pa rroba kanë më shumë gjasa të bëjnë dashuri spontanisht sesa tifozët e pizhameve!

6. Rritja e humbjes së peshës dhe rritjes së muskujve

Rritja e hormoneve nejrëzore (HGH) është përgjegjës për përfitimin e muskujve dhe mund të përfshihet në procesin e djegieve të yndyrës.

5. Më pak tension nervor (stress)

Fjetja zhveshur / lakuriq / cullak në temperaturën optimale do të ndihmojë trupin tuaj të ulë nivelin hormonal të stresit kortizol.

4. Marrëdhënie më e mirë me partnerin tuaj

Kontakti i lëkurës me lëkurë rrit lirimin e oksitocitës dhe është e dobishme për çifte të dashuruara. Nëse ju të dy flini lakuriq, ju krijoni një marrëdhënie më sensuale dhe më të besueshme.

3. Ngritja e besimit

Nëse ndiheni të sigurtë kur jeni të zhveshur, do të ndiheni të sigurtë edhe kur jeni të veshur.

2. Rregullon qarkullimin e gjakut

Edhe veshja më e rehatshme përkeqëson qarkullimin e gjakut dhe ngushton pjesët e sistemit të enëve të gjakut. Kjo mund të rezultojë në liqene venoze dhe venat me variçe.

1. S’ka më pagjumësi (insomnia)

Në shtetet përendimore mjekët shumë shpesh propozojnë fjetjen lakuriq si ‘luftim’ të pagjumsisë./GazetaOra.com

Shpërndaje në: