Më shumë se 20% e nxënësve janë “viktima” të bullizmi
Bullizmi është një nga fenomenet më të përhapura në shoqëri, sidomos në mjediset e shkollave. Një studimi kombëtar, i publikuar në 2017 nga projekti i përbashkët i KiE/BE, nxori konkluzionin se rreth 20% e nxënësve janë të prekur nga fenomeni i bullizmit, këtë gjë e pohuan vetë ata.
Forma më e përhapur e bullizmit midis nxënësve është ai psikologjik e pranuar nga 45% e tyre, më pas ndiqet nga ai verbali me 37% dhe në fund ai fizik me 33% .
Mësuesit mendojnë se arsyeja kryesore që nxënësit bien pre e dukurisë së bullizmit është pamja e jashtme, si për nshembull mbipesha, me 73% e nxënësve të prekur.
Të dytët janë nxënësit që kanë vështirësi në të folur me 68% të rasteve dhe të tretët janë nxënësit që janë fizikisht më të dobët se të tjerët në 62% të rasteve.
Gjysma e mësuesve të marrë në studim pohuan se nuk ekzistonte një politikë specifike kundër-bullizmit në shkollat e tyre dhe se 77 % e tyre nuk kishin marrë trajnime për të trajtuar efektivisht këtë sjellje.