Tradita drejt zhdukjes, fundi i të shikuarit televizor si familje

Tradita drejt zhdukjes, fundi i të shikuarit televizor si familje

Po kjo botë po shkon drejt zhdukjes.

Nuk do të ishte asnjëherë e tepruar, nëse do të evidentohej influenca që televizioni e televizori kanë pasur dikur në jetën familjare.

Edhe nëse i keni urryer disa programe, sërish i keni parë ato.

Ka qenë gjithnjë aty në sfond.

Aty mblidheshin njerëzit, ndanin eksperiencat në familje dhe sidomos në komunitete.

Po kjo botë po shkon drejt zhdukjes.

“Childwise” raporton se si fëmijët po i shohin gjithnjë e më shumë vetëm transmetimet televizive apo show-t, larg të qenurit me të tjerë, si p.sh familjarët.

Për herë të parë, fëmijët në moshën 5 deri në 16 vjeç preferojnë më shumë që të shikojnë programe e video në pajisje si laptopë apo telefonë, sesa në ekranet e televizorëve.

E kanë më të lehtë të vendosin kufjet në dhomën e tyre, sesa të shkojnë të ulen para “kutisë magjike”.

“Televizorët kanë qenë pika kryesore e bashkimit në shumë shtëpi për shumë vite, por ata po shënojnë rënie në këtë drejtim në shumë shtëpi, sidomos te fëmijët”, shprehet drejtuesi i kërkimeve në “Childwise”, Simon Leggett.

Kjo nuk nënkupton se fëmijët dhe të rinjtë nuk shohin programe televizive e video, pasi në fakt studimet tregojnë për një rritje të shikueshmërisë së programeve, por jo në ambiente publike apo në dhomën e ndenjes së familjeve.

Po ashtu, është konstatuar tendenca në rritje e ndryshimit të sjelljes konsumatore.

Studimi ka dalë në konkluzionin se gjysma e të rinjve preferon të shohin episodet njëri pas tjetrit. Kjo nënkupton se po zhduket edhe koha e pritjes për një program të caktuar.

E në këtë mënyrë, televizori dhe televizioni po bëhen gjithnjë e më pak mjeti që bashkon një familje./Kosovarja

Shpërndaje në: