Rregulla strikte për Meghan Markle, mbretëresha Elisabeth nuk është aspak tolerante

Rregulla strikte për Meghan Markle, mbretëresha Elisabeth nuk është aspak tolerante

Është përfolur shpesh pëe rregullat e familjes mbretërore që Meghan Markle ka thyer jo vetëm një herë!

Fustane të shkurtër, kostume serioze, atlete dhe jo këpucë më taka, këto dhe shumë të tjere kanë qënë pjesë e atyre gjërave që nuk pranohen nga mbretëresha Elisabet. Nuk është e thjeshtë të vishesh si një priceshë ndaj dhe sipas “DailyMail”, Mbretëresha Elizabeth nuk është shumë e lumtur me zgjedhjet e Dukeshës së re, ndaj i kanë kërkuar të mos vishet më si yll Hollyëood-i, por si pjesë e familjes mbretërore.

Tre janë pjesët e stilit qe dukesha duhet të ndryshojë: 1- Duhet të heqë dorë nga ngjyra e zezë në evente, sepse nuk ka vdekur njeri që të vajtojë. 2- të ketë kujdes me gjatësinë e fustaneve, pasi një zonjë e familjes mbretërore nuk duhet të tregojë më shumë seç duhet. 3- duhet të mbajë në kokë kapelen që i kërkohet në eventet e caktuara, sepse si duket që nuk janë në preferencën e Meghan.

Të qënit princesë dhe pjesë e një familjeje kaq të rëndësishme ka dhe “problemet” e vogla të përfshira!

Shpërndaje në: