Këto janë dy vitet më të lumtura të jetës sonë
Kur ktheni kokën prapa për të reflektuar mbi jetën tuaj, a keni ndonjë periudhë të caktuar e cila ka qenë më shumë e mbushur me lumturi?
Ndoshta viti kur legalisht keni pasur të drejtë të porosisni alkool? Ndoshta periudha e shkollës së mesme apo universitetit? Apo keni qenë më së shumti të lumtur kur jeni pranuar në punën që gjithmonë e keni pasur ëndërr?
Hulumtuesit kanë zbuluar se lumturia arrin majën në dy faza të jetës sonë, dhe njërën mund ta keni kaluarën, ndërkaq tjetra nuk ka ardhur ende, transmeton Telegrafi.
Ekspertët kanë intervistuar 23,000 gjermanë të rritur të moshave 17-85 vjet, duke i pyetur për kënaqësinë që kanë në jetë dhe duke i pyetur se si e parashikojnë lumturinë e tyre gjatë pesë viteve të ardhshme. Pas saktësisht pesë vjetëve, të njëjtit njerëz janë ri-intervistuar për të parë nëse realiteti u është përshtatur pritshmërive të tyre.
Kështu, ekipi hulumtues zbuloi se kënaqësia apo lumturia jonë arrin majën në moshën 23 dhe 69 vjet.
Mosha 23-vjeçare është zakonisht mosha kur jemi të mbushur me momentum dhe optimizëm për të ardhmen.
Në anën tjetër, mosha 69-vjeçare është me shumë mundësi mosha kur streset e gjërave që nuk i njohim i kemi lënë pas dhe më në fund mund t’i shijojmë frutet e punës sonë profesionale dhe personale.
Vlen të ceket se ekspertët thonë se kur është fjala për lumturinë apo kënaqësinë, më mirë për ne është t’i prioritizojmë kënaqësitë e thjeshta.
Një shëtitje në park gjatë një diete në diell, një sesion i mirë me ushtrim fizike, dëgjimi i këngëve të preferuara, etj., janë të gjitha mënyra të sigurta se si mund të ndihemi më të kënaqur dhe më pozitivë për jetën. /Telegrafi/