Fëmija juaj mund të vuajë nga ankthi dhe këto janë shenjat për të cilat duhet të shqetësoheni

Fëmija juaj mund të vuajë nga ankthi dhe këto janë shenjat për të cilat duhet të shqetësoheni

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë shenjash ka ankthi tek fëmijët, mund të surprizoheni kur të zbuloni që janë krejt të ndryshme nga ato që një i rritur perjeton. Kjo për arsye sepse në shumicën e rasteve fëmijët nuk mund ta kuptojnë plotësisht atë që ndjejne. E ndërsa është e zakonshme që ata të jenë të turpshëm ose ti kenë frikë eksperiencat e reja, ekzistojnë disa shenja specifike dhe ndryshime tërësorë që fëmijët mund të përjetojnë, të cilat mund të jenë të dhëna kyçe që tregojnë se po përjetojnë ankth.

Sipas “Shoqatës Amerikane të Ankthit dhe Depresionit”, ankthi tek të vegjlit po rritet dita ditës. Madje një në tetë fëmijë në Shtetet e Bashkuara raportohet se vuajnë nga kjo sëmundje e shëndetit mendor dhe gjëja më e vështirë me të cilën prindërit e tyre dhe doktorët përballen është diagnostikimi i saj. Shpesh ndodh dhe problemet që ata kanë me sjelljen të identifikohen si shenja të ankthit dhe kjo është e gabuar.

Nëse fëmija juaj vuan realisht nga ankthi, duhet ta dini që nuk do të shfaqet vetëm në sjelljen e tyre. Duhet të shikoni përtej kësaj, dhe të vini re nëse ata ankohen dhe për problem fizike. Më të zakonshmet janë dhimbjet e kokës, dhimbjet e stomakut dhe të muskujve. Nëse ata kërkojnë shpesh të shkojnë të vizitohen tek doktori për këto probleme, me shumë mundësi gjendja e ankthit qëndron pas.

Inati dhe ndryshimet e humorit tek fëmijët janë simptoma të tjera të cilat janë treguese për ankthin. E duke qenë se ata nuk dinë ende si ti menaxhojnë këto ndryshime emocionale, nuk janë të rralla rastet kur fillojnë të qajnë pa arsye ose mërziten pa shkak.

Gjithashtu mund të shikoni një mungesë dëshirë të të vegjëlve për të shkuar në shkollë ose për të dalë që të luajnë me shokët. Në vënd të kësaj ata zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi, mundësisht në krevat dhe të ankohen të gjithë kohën se janë të lodhur. Mungesa e gjumit është një tjetër e dhënë e cila e kombinuar me të lartëpërmednurat është tregues i ankthit tek fëmijët.

Ndërsa për shkaqet e mundshme të kësaj gjendje tek ta, kryesoret janë një shtëpi ose një ambjent i shkollës stresues. Ankthi tek fëmijët është i trajtueshëm, madje sa më herët të jeni të vëmendshmë për shenjat aq më të lehtë do ta keni ti “shpëtoni” ata nga problemet që sjell në mëndjen dhe fizikun e tyre. /Blitz.al/

Shpërndaje në: