Inspirohu dhe ti, lexo çfarë quhet sukses sipas 10 grave të suksesshme në botë
Kur mendojmë për fjalën “sukses”, menjëherë na vjen në mendje paraja dhe fama. Të arrish majën e karrierës, të kesh një mirëqenie të mirë,apo ndoshta të kesh fuqi në forma të tjera- këto janë të gjitha gjërat që shoqëria jonë pranon si shenja të suksesit.
Por ky është një përkufizim shum i cekët dhe jo i plotë. Prandaj, për pak doza inspirimi lexoni këto përkufizime të suksesit sipas 10 grave shumë të arrira në fushat e tyre.
“Suksesi nënkupton dy gjëra: lumturinë dhe aftësinë për të bërë gjërat që do më shumë.”- Rupi Kaur
“Nuk duhet të përfundoni asnjëherë. Nuk duhet të mbaroni punë asnjëherë. Për mua, e di që jam vetëm aq e mirë sa shfaqja ime e fundit.”- Kate Berlant
“Mendoj se sa më e mirë bëhem në praktikimin e pakësimit të egos, aq më e qartë jam me imazhin se si duket suksesi. Në fakt akoma dështoj shpesh në këtë.” – Dr. Lauren Hazzouri
“Suksesi do të thotë të shfrytëzosh më së miri talentet e tua. Me të vërtetë ndiej se ka një detyrim kryesor në arsyen pse jemi këtu- të bëjmë një ndryshim dhe të kuptojmë, të përqafojmë faktin se jeta funksionon në mënyrë misterioze, misioni yt mund të ndryshojë sa hap e mbyll sytë.”- Gretchen Carlson
“Sukses do të thotë të ndihesh sikur ke fuqi në karrierën tënde, por nuk është e vetmja gjë në jetë.”- Kristen Bellstrom
“Për mua, sukses është të bësh atë që dashuron, të nxitesh nga qëllimet e tua, pa u dashur të bësh kompromise mbi parimet që ke. Do të thotë të shfaqesh plotësisht siç je në ato hapësira.”- Janet Mock
“Do të thotë të flasësh e të gjesh zërin tënd, e mbi të gjitha të mos lësh frikën të të ndalojë nga të bërit gjërat që do.”- Lisa Price
“Do të thotë zgjedhje…dhe është gjëja që unë uroj aq shumë për çdo grua.”- Sarah Jessica Parker
“Mendoj se një jetë e suksesshme për mua, profesionale ose personale, ka atë element që kur isha e vogël e quaja “ndjesia e mësimit të lumtur”- Andy McNicol
“Sukses është të jesh e aftë të shijosh momentet dhe mundësitë dhe jo thjesht t’i heqësh nga lista duke thënë “Ja dhe kjo u bë.”- Tess Holiday
/Blitz.al/