Historia e pazakontë e burrit me HIV që kreu marrëdhënie me 104 vajza dhe gra

Historia e pazakontë e burrit me HIV që kreu marrëdhënie me 104 vajza dhe gra

Edhe pak ditë ndajnë nga gjykimi i një burri, i cili është arrestuar në Malawi sepse ka kryer marrëdhënie seksuale me vajza të mitura. Kjo në fakt ka tronditur banorët e Malawi-t të cilët nuk e kuptojnë se pse është arrestuar vetëm një burrë, kur në fakt të gjithë meshkujt aty e praktikojnë seksin me të mitura sepse kështu e do tradita. Sipas një rituali, vajzat deri në 13 vjeç duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale me një burrë në mënyrë që të jenë gati për të kaluar fëmijërinë.

Por rasti i Eric Aniva ka qenë pak më ndryshe, sepse ai ka kryer marrëdhënie me shumë vajza dhe gra duke mos u treguar paraprakisht se është i infektuar me HIV. Kanë qenë dy gra, të cilat dëshmuan fillimisht këtë skandal të tij. Pas kësaj, edhe ai vetë e pranoi se ka kryer marrëdhënie me 104 vajza dhe gra dhe se nuk e kishte ndaluar aktivitetin e tij seksual edhe pse e dinte se ishte i infektuar me HIV.

Problemi është që vendasit, përveç faktit që nuk janë dakord me pjesën që Eric ka qenë  i infektuar me HIV, janë dakord me faktin se femrat duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale në moshë të re me dikë që i cakton familja, sepse ky mbetet rituali i tyre. Kjo “përkrahje” e bën Eric të marrë vetëm 5 vite burg si dënim, ndërkohë që në vendet e civilizuara perëndimore ky rast do të kishte bërë të gjithë opinionin publik të ngrihej në këmbë.

Shpërndaje në: