Ja pse duhet t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje
Nëse të njëjtat sutjena i vishni disa herë gjatë javës pa i larë, mendoni mirë pra se herën tjetër t’i vishni sërish.
Shumica e femrave rregullisht veshin të njëjtat sutjena gjatë javës pa menduar që do të duhej t’i lanin mirëpo ekziston shkaku i mirë i ndryshimit të kësaj shprehie të keqe.
Moslarja e shpeshtë apo injorimi i higjienës së sutjenave u krijon kushte të volitshme baktereve që të shumohen dhe kështu t’u krijohen puçrra në shpinë dhe supe.
Ekspertët rekomandojnë që sutjenat duhet t’i lani pas çdo veshjeje, mirëpo nëse për shkak të obligimeve thjesht nuk arrini t’i lani, eksperti i higjienës Jolie Kerr këshillon që në rastin më të keq në rrobalarëse sutjenat do të bëhen të papërdorshme pas tri veshjeve.
Damat definitivisht nuk do të duhej as t’i vishnin sutjenat tri ditë me radhë dhe ekspertët propozojnë rrotullimin e rregullt në mënyrë që pjesët elastike në to të mund të mbajnë formën e vet dhe të vazhdojnë t’u ndihmojnë sisëve tuaja.
Sutjenat do të duhej t’i lani në temperaturë të ulët duke përdorur ciklin e larjes për rroba të ndjeshme dhe delikate.
Sutjenat kanë madhësi dhe vëllim të ndryshëm rreth shpinës dhe madhësisë së shportave. Sutjenat perfekte patjetër duhet të kenë vëllimin i cili u përshtatet gjerësisë së shpinës dhe shportave, të cilat do të kenë madhësi ideale.