Çfarë është metabolizmi?
Metabolizmi apo shkëmbimi i lëndëve është kombinim i reaksioneve biokimike, i cili është procesi bazë për një jetë normale.
Ky proces lejon një qelizë të rritet dhe riprodhohet, të ruajë ndërtimin e saj, dhe ti përgjigjet mjedisit në të cilin ndodhet, njofton Klan Kosova.
Procesi i metabolizmit ndahet në dy pjesë: anabolizmin dhe katabolizmin.
Anabolizmin është proces i cili prodhon molekulat e ndërlikuara nga më të thjeshtat, kurse katabolizmi kryen shpërbërjen e molekulave në më të thjeshta.
Tek këto dy procese energjia është e nevojshme dhe kjo merret nga ushqimi, por nëse një person ha më shumë se sa që trupi ka nevojë atëherë vije tek shtimi i peshës.
Dhe metabolizmi është procesi bazë për balancimin e peshës, ky proces ndikohet nga faktorë të ndryshëm si: mosha, pesha, jeta seksuale, dietat dhe sigurisht nga aktivitetet fizike.