BMW sjell modelin e ri, ky pritet të jetë çmimi

BMW sjell modelin e ri, ky pritet të jetë çmimi

BMW ka lansuar modelin e ri plug-in hibrid 330e që do të dalë në shitje verën e vitit 2019.

Sikurse gjenerata e shkuar 330e, modeli i ri ka motor 2.0-litërsh me 182 kuajfuqi të kombinuar me një motor elektrik me 67 kuajfuqi. Kuajfuqitë kombinohen në shifrën 249.

BMW thotë se modeli i ri është më i lehtë se i vjetri dhe do të ecën deri 37 milje më shumë me një mbushje të plotë të baterisë.

BMW thotë se modeli i ri e arrin përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë për gjashtë sekonda.

Çmimi akoma s’është bërë i ditur, por pritet të jetë rreth 45 mijë euro.

Shpërndaje në: