Tri ushqimet që duhet t’i hani për një gjumë më të mirë
Shumica prej nesh jemi tejet të ngarkuar me jetët tona të përditshme, ndërsa kemi probleme të biem në gjumë në mbrëmje.
Kur është fjala për vendosjen e kokës në jastëk dhe të fjeturit gjumë, nuk ka asgjë më frustuese sesa një trup dhe tru që nuk ndalojnë së garuari, transmeton Telegrafi.
Një pjesë e madhe e të rriturve raportojnë për probleme me gjumë, ndërsa mungesa e gjumit shpie në koordinim të dobët të duarve me sy, probleme me lëkurë, sistem më të dobët të imunitetit, etj.
Sidoqoftë, Lisa Gatenby, nutricioniste, tregon se dieta e mirë mund ta përmirësojë kualitetin e gjumit. Sipas saj, janë tri ushqime të cilat duhet t’i hamë për gjumë më të mirë:
Qumësht
Mund të jetë diçka që edhe gjyshja ju ka këshilluar ta bëni si fëmijë, por faktikisht ka edhe dëshmi shkencore që e mbështesin këtë këshillë. Qumështi tregohet se i relakson muskujt dhe rrjedhimisht e ndihmon trupin të relaksohen dhe të bëhet gati për gjumë.
Karbohidratet
Ka një arsye se përse i kthehemi karbohidrateve në momentet e nevojshme. Karbohidratet e nxisin lirimin e serotoninës, gjë e cila shkakton ndjenja të mirëqenies dhe lumturisë.
Gatenby sugjeron që karbohidratet t’i konsumoni në shujtën e darkës – duke sugjeruar të konsumoni ushqime si patatet e ëmbla, patatet, orizi, pastat, etj.
Arrat braziliane
Nëse e gjeni veten duke pasur probleme gjatë natës, përpiquni t’i hani disa arra braziliane para se të vjen koha e gjumit.
Ato janë të pasura me selen, ndërsa seleni sjell shumë përfitime për aspekte të ndryshme të trupit, duke përfshirë përmirësimin e funksionit të aftësive njohëse, shëndetin e thonjve dhe flokëve, sistemin e imunitetit, dhe pjellorinë te dy gjinitë.
Nëse nuk konsumojmë mjaftueshëm selen, ne do të kemi probleme me gjumë, prandaj tri arra braziliane rekomandohen për gjumë të mirë.