Kompania britanike i ofron punonjësve të saj një ditë pushimi vetëm për tu masturbuar

Kompania britanike i ofron punonjësve të saj një ditë pushimi vetëm për tu masturbuar

Ndërkohë që shumë kompani ngurojnë ti lejojnë të punësuarit e tyre të marrin ditë pushimi ekstra, një firmë britanike po i jep mundësinë stafit që një ditë në javë të qëndrojnë në shtëpi dhe t’ja kushtojnë vetëkënaqësisë.

LELO UK, e cila faktikisht është firmë e produkteve të seksit dhe intimintetit, është e para që i ka dhënë të punësuarve një ditë pushimi që t’ja kushtojnë vetes së tyre, sidomos aspektit seksual, e i këshillon ta shfrytëzojnë në maksimum që të përjetojnë sa më shumë orgazma.

Kompania beson se kjo do të ndikojë drastikisht në performancën e stafit pasi do të rrisë lumturinë e tyre dhe do të ulë nivelin e stresit. Kjo nisëm justifikohet nga kompania me një pyetësor që ata i kanë bërë 2000 personave kur i kanë pytur çfarë i bën të lumtur.

78% e britanikëve që u pyetën, u shprehën se orgazmat i bëjnë ata më të lumtur, nëse e arrijnë vetëm ose me një partner. Ndërkohë 66% pranuan se ndihen më produktivë pas një orgazme, me 40% prej tyre të cilët besojnë se efektet pozitive të orgazmës zgjasin deri në 5 ditë.

Rachael Nsofor, një përfaqsues i LELO UK, thotë se: “Të jesh i plotësuar seksualisht dhe i kënaqur është diçka që në kompaninë tonë e cilësojmë si pjesë e të drejtave të çdo njeriu dhe është falas fundja. E si rezultat i kërkimit jemi duke ndërmarrë këtë iniciativë të re, ku njerëzit mund ti japin rëndësi dashurisë për veten dhe sigurisht ne si firmë të përfitojmë nga rritja e produktivitetit.” /Blitz.al/

Shpërndaje në: