Disa këshilla stili nga dukesha Meghan Markle, të cilat do ju duhen në jetë!

Disa këshilla stili nga dukesha Meghan Markle, të cilat do ju duhen në jetë!

Meghan Markle është gjithnjë në vëmendje të medias dhe në fakt, duket gjithnjë në formë. Ka disa këshilla stili që mund t’i “vjedhim” nga ajo.

  1. Nxirrni në pah belin.

Pavarësisht formës suaj të trupit, ju gjithnjë mund të gjeni mënyra për të vënë në dukje belin tuaj. Vendosni një rrip në mes ose vishni një fund të gjerë por të ngushtë në bel.

  1. Mësoni të kombinoni ngjyrat e aksesorëve.

Ajo gjithnjë kombinon çantat me ngjyrat e veshjeve. Për shembull, një çantë e mesme kafe shkon për bukuri me një fustan të gjelbër të errët.

  1. Mos kini frikë të vendosni aksesorë.

Edhe nëse fustani juaj është i paparë, nuk bën asnjë dëm të vendosni dhe një aksesor. Një palë syze për ditët me diell do ju bëjnë gjithnjë të dukeni më bukur.

  1. Zgjidhni pantallonat e duhura.

Pantallonat klasike të kostumeve janë një zgjedhje që nuk gabon kurrë, qoftë ai takim biznesi apo një darkë me mikeshat e tua. Por mos e kombinoni me një xhaketë, do ju bëjë të dukeni shumë serioze.

  1. Veshjet e gjera ose siç quhen “Oversized” duken këndshëm.

Një këmishë pak më e gjerë se masa juaj e kombinuar me pantallona me bel të lartë… kombinim i pakrahasueshëm. Kini kujdes sërish vetëm me ngjyrat!

6. Vishuni sipas ngjyrës suaj të lëkurës,

Vajzat me lëkurë të errët janë të rekomanduara që të veshin rroba me ngjyrë të zeza, kaki dhe të ndritshme të verdhë. Nëse tonet e lëkurës tuaj janë më të lehta, do të ishte më mirë me ngjyrë smeraldi dhe me ngjyrë blu të errët, ose ngjyra pastel. /Blitz.al/

Shpërndaje në: