Harrojini dasmat e sotme, këta janë fustanet më madhështorë të dasmave mbretërore të shekullit të fundit

Harrojini dasmat e sotme, këta janë fustanet më madhështorë të dasmave mbretërore të shekullit të fundit

Frymëzuar nga dasma e sotme mbretërore dhe me një kërkim të vogël, kuptuam se dasmat mbretërore kanë pasur gjithnjë fustane madhështorë. Por me plot bindje themi se këta kanë qenë më të bukurit dhe më të veçantët e shekullit të kaluar:

1947: Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Philip

Ka qenë stilisti Norman Hartnell që kishte fatin të dizenjonte fustanin e Mbretëreshë Elizabetës. Ky fustan është inspiruar nga piktura e Botticelli-t “Primavera”.  Ai është krijuar me mëndafsh nga Kina dhe simbolizon “rritjen  dhe rilindjen”. Mbi të gjitha, 350 gra punuan për shtatë javë për të.

1956: Grace Kelly dhe Princi Rainer i Monakos

Në dasmën e saj, Grace Kelly veshi një fustan nga Helen Rose, e cila kishte qenë stilistja dhe në filmat ku Grace kishte marrë pjesë, “High Society” dhe “The swan”.Fustani është krijuar nga një dantellë 100 vjeçare dhe 91m rrjetë mëndafshi. Fustani i saj inspiroi dhe ato të mëvonshmet të Kate Middleton, Kim Kardashian dhe Ivanka Trump.

1960: Fabiola de Mora y Aragon dhe Mbreti Baudouin i Belgjikës

Mbretëreshë Fabiola, përpara se të martohej ishte infermiere. Ajo ka veshur një fustan të dizenjuar nga krijuesi i Balenciaga, Cristobol Balenciaga. Momentalisht, ky fustan ndodhet në muzeun e shtëpisë së modës në Spanjë.

1978: Lisa Najeed Halaby dhe Mbreti Hussein i Jordanisë

Lisa është diplomuar në arkitekturë në Universitetin e Princeton. Ajo veshi një fustan nga Dior, dizenjuar nga Mark Bohan.  Ky fustan u dallua më së shumti për mëngët e stilit të veçantë dhe për detajet e shumta të dantellës.

1981: Princi Charles dhe Lady Diana Spencer

Rreth 750 milionë njerëz ndoqën dasmën e famshme të saj. I dizenjuar nga David dhe Elizabeth Emanuel,  fustani i mëndafshit përdori dantellë të punuar me dorë që dikur i përkiste Mbretëreshë Mary-t. Tjetër detaj janë dhe 10,000 perlat që ai përmbante.

1995: Marie-Chantal Miller dhe Pavlos, Princi i Greqisë

Katër muaj, 12 lloje dantellash dhe 25 njerëz punuan për krijimin e fustanit të Marie-Chantal Miller. Krijim “Valentino” që kushtoi 225 mijë dollarë.

2003: Princi Laurent i Belgjikës dhe Clair Coombs

Ishte Edouard Vermeulen i brandit belg “Natan” që krijoi fustanin e saj. Me shpatulla të zbuluara, dekolteja e saj zbukurohej nga detaje dantellash.

2011: Jigme Khesar Namgyel Wangchuck dhe Jetsun Pema

Ajo ishte vetëm 21 vjeç kur u bë mbretëreshë dhe rrjedhimisht, mbretëresha më e re në moshë.  Ajo veshi një “Kira”- fustani tradicional i grave Butaneze- e cila ishte e mbushur me ngjyra të ndezura.

2012: Stephanie de Lannoy dhe Princi Guillaume i Luksemburgut

Një dasmë 500 mijë euro! Dukesha belge Stephanie veshi një fustan të Elie Saab, me mëngë treçerkshe dhe një “bisht” 4 m.

/Blitz.al/

Shpërndaje në: